Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Evazioni fiskal që i vjen buxhetit të shtetit nga shoqëritë hidrokarbure ka shkaktuar një sërë diskutimesh në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave.Kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe kritikoi punën e administratës tatimore por për ministrin Ahmetaj një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Deputetët të maxhorancës kanë ngritur si shqetësim evazionin që bëjnë shoqëritë hidrokarbure në vend ndërsa i kanë kërkuar llogari ministrit të Financave për përgjegjësinë e tatimeve. Kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe tha se nuk i rezulton që deri më tani tatimet të kenë kryer kontrolle dhe të kenë nxjerë ndonjë faturë.Por për ministrin e Financave Arben Ahmetaj ky shqetësim nuk qëndron.
Braçe: Drejtoria e Tatimeve ka kontrolluar deri më sot një faturë të vetme të këtyre kompanive apo jo?
Ahmetaj: Po patjetër
Braçe: Kam parë edhe raportin e KLSH dhe më vjen keq se edhe raporti i KLSH thotë këtë që them unë.
Komisioni i Ekonomisë miratoi në tërësi projektligjin për proçedurat tatimore ndërsa opozita kundërshtoi nivelin e gjobave në rast të mos deklarimit të punonjësve.
Diskutime pati gjithashtu edhe për mbledhjen e detyrimit tatimor të papaguar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/evazioni-nga-hidrokarburet-brace-kritikon-administraten-tatimore/