Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Prej 5 ditësh në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nuk kryhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Shkak është bërë përmbytja e sallës së operacioneve si pasoje e rrjedhjes së ujërave të zeza dhe të bardha një kat më sipër.

Gjithçka është mbajtur e fshehtë, deri sa familjarë të pacientëve që prisnin të operoheshin, janë dërguar drejt Spitalit të Fierit dhe të Tiranës për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale.

Kamera e televizionit tonë nuk është lejuar të marrë pamje nga brenda sallës ku ndodhen dhomat e ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkaq, infermierë të pavionit kirurgjikal, shprehen jashtë kamerave, se bëhet fjalë për një situatë të pazakontë dhe të paprecedentë.

Category

📺
TV

Recommended