Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e qeverisë që parashikonte një tarifë prej 5 milion lekësh për liçensimin e karburanteve në Tiranë dhe 2 milionë për licencimin e karburanteve në qytete të tjera.
Vendimi është ankimuar nga Shoqata e Hidrokarbureve e cila e cilësoi këtë taksë shumë të rëndë për këtë biznes.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi vendosur të pranoi pjesërisht kërkesën e grupeve të interesit duke vendosur shfuqizimin e e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave ?Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj?.
Përfaqësuesja e Avokatit të Shtetit e ka justifikuar rritjen e taksës për licencim me faktin e vënies nën kontroll të tregut të shitjes së karburanteve. Por një pretendim i tillë nuk është mirëpritur nga Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/taksat-per-karburantet-kushtetuesja-shfuqizon-tarifen-per-licencimin/
Comments