Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndëshkuar dy oficerët e policisë së Lezhës, Ilir Sula dhe Agron Çullhaj, që zbuluan drogën në Rrëshen duke i emëruar në role periferike. Akuzat e demokratëve u hodhën poshtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndëshkuar oficerët e policisë që zbuluan drogën në Rreshen.
Drejtuesi i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, tha se Kryeministri mbron trafikantët dhe banorët e drogës.
Alibeaj: Ilir Sula, shefi i sektorit të krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe Agron Qullhaj, shefi i anti-drogës në Lezhë, në vend se të shpërbleheshin e të promovoheshin në detyrë nga Edi Rama, janë degdisur në role periferike, pa asnjë motiv.Edi Rama edhe një herë qëndroi në anën e trafikantëve, dhe kundër oficerëve, burrave e grave me integritet që luftojnë drogën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-rama-ndeshkoi-oficeret-qe-zbuluan-drogen-ne-rreshen/

Category

📺
TV

Recommended