Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur deklaratat e qeverisë për Çamërinë, por ka kërkuar reagim urgjent për kthimet e shqiptarëve nga pala greke në doganë.
Idrizi i kërkon qeverisë shqiptare që të reagojë dhe të merren masat për rastet e shqiptarëve që janë kthyer nga Greqia.
Idrizi shprehet se në mesin e shumë të kthyerve në kufi është edhe një e moshuar 80-vjeçe, për shkak të vendlindjes së saj, Çamëri.
?Unë dua t'i adresohem fort dhe qartë qeverisë shqiptare. Përtej përshëndetjes që ne japim për qëndrimet që ka mbajtur për çështjen çame.