Kandidati për kryetar i LSI-së Përparim Spahiu votoi në Dibër mëngjesin e sotëm, ku deklaroi se ky është një proces për një LSI më të mirë.
"Unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe hallet e njerëzve dhe i zgjidh ato. Unë besoj fort q ë LSI është e para dhe do të jetë e para. Falenderoj gjithë anëtarësinë e LSI për një proces fantastik zgjedhor që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri"- deklaroi Spahiu.
Kandidati Shezai Rrokaj deklaroi për mediat se të gjithë anëtarët duhet ta shprehin me votën e lirë mendimin e tyre, pavarësisht se cila kandidaturë fiton.
"Në fund të fundit dalin të fituar të gjithë. E rëndësishme është që alternativat ti shërbejnë forcës politike, në mënyrë që LSI-ja të bëjë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Pastaj konceptet e koalicioneve vendosen mbi baza platformash të cilat duhet të jenë parazgjedhore. Këto i vendosin strukturat e partisë."- deklaroi Rrokaj.