TIRANE - Një vajzë 22-vjeçare ka bërë një kallëzim në Komisariatin Nr.4 në Tiranë me pretendimin se është përdhunuar nga dy persona. Sipas 22-vjeçares E.Q , ajo është marrë në një makinë BMW dhe më pas 2 djem e kanë çuar në një banesë, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Sipas kallëzimit të bërë në Komisariatin Nr.4 ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Myslim Keta? në kryeqytet dhe më pas E.Q është çuar në një banesë private nga dy personat.
Sipas burimeve të Report TV ajo është marrë me forcë në makinë dhe menjëherë i janë lidhur sytë dhe duart nga një person i cili qëndronte në sediljen e pasme të makinës.