Trajneri i Kombëtares kuqezi, Giani De Biazi në një konferencë për shtyp u shpreh se Shqipërinë nuk e pret aspak një ndeshje e lehtë ditën e shtunë ku pritet të ndeshet me Izraelin, për eliminatoret e Botërorit, ?Rusi 2018?.
De Biazi thekson se Izraeli nuk duhet anashkaluar dhe të shprehemi se kemi të bëjmë me një ndeshje të lehtë.
?Është skuadër shumë e mirë dhe vetëm ata që janë joprofesionistë mendojnë se kjo do të ishte ndeshje e lehtë, ju them që nuk është aspak e lehtë. Është ekip shumë i mirë dhe duhet të kemi shumë kujdes?.