Vepra e kompozitorit të shquar Tish Daija rrezikon të zhduket. Një pjesë e partiturave dhe krijimtarisë së tij janë dorëzuar në arkivin e shtetit dhe pjesa tjetër e dorëshkrimeve ruhet nga familjarët.
Partiturat dhe fotografitë e veprimtarisë artistike së Daisë ndër vite, të ruajtura nga familja janë ekspozuar këtë të hënë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e organizmit të një aktiviteti përkujtimor për 90-vjetorin e lindjes. Gjatë aktivitetit u mbajt edhe një koncert i dirigjuar nga Eno Kocco me krijimtarinë origjinale të kompozitorit të njohur.
Por çfarë po ndodh realisht me krijimtarinë e mjeshtrit Tish Daija?! I biri i kompozitorit, Agustin Daija shprehet se krijimtaria, jo vetëm e babait të tij, por edhe e kompozitorëve të tjerë shqiptarë, duhet të dixhitalizohet.