Është çelur në galerinë FAB në Universitetin e Arteve në Tiranë ekspozita vjetore e pikturës ?Nëntor?.
Kjo ekspozitë e ideuar nga artistët Llambi Blido, Stefan Taçi dhe Besim Tula nisi për të thyer heshtjen artistike të vitit 1997, dhe u konceptua si një kundërqëndrim ndaj kritikës së rreptë që iu bë artistëve të realizmit socialist gjatë asaj periudhe, duke ua injoruar në mënyrë absolute vlerat e vërteta artistike.
Që nga ajo kohë gjatë 19 edicioneve të kësaj ekspozite debutuan mjeshtrit e pikturës shqiptare si Sadik Kaceli, Isuf Sulovari, Sali Shijaku, Ismail Lulani, Niko Progri, Vilson Kilica, etj.