Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, Bashkim Evropian ?Shqipëri, ka miratuar rezolutën që i bën thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për hapjen e negociatave dhe Shqipërisë të siguroje më shumë progres të qëndrueshëm në lidhje me implementimin e 5 prioriteteve.
Lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale nga deputeti socialist, Taulant Balla, bashkë me akuzën se deputetët demokrat përveç Majlinda Bregut, nuk e kanë votuar rezolutën.
Balla: Skandali i PD shkon deri në fund. Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojnë kundër rekomandimit për hapjen e negociatave. Opozita nuk mundi ta prishe lajmin e mirë që Shqipëria jonë pret nesër nga Komisioni Evropian, pra rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithëse ushtari Aldo bëri edhe sot kamikazin.
Këtë lajm, Balla e konfirmoi edhe për Ora News.
Balla: Lajmi i keq sot është sa herë që shqiptarët kanë një arsye për të gëzuar, është sjellja e jo të gjithëve, por e shumicës së deputetëve të opozitës që ishin këtu bashkë me ne kryesuar nga Bumçi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-5-deputete-te-pd-pervec-bregut-votojne-kunder-hapjes-se-negociatave/
Comments