Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Barometri Ballkanik?, një studim i Këshillit të bashkëpunimit Rajonal, ka evidentuar si shqetësimet më të medha të qytetarëve në vendet e Ballkanit Perendimor, papunësinë dhe korrupsionin, në nivelet 75 dhe 87%. Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Goran Svilanoviç, duke prezantuar disa nga gjetjet e raportit tha se ky perceptim është shqetësues.
Svilanoviç: 15% e njerëzve thonë se papunësia është problem kryesor dhe cështja e dytë ka të bëjë më situatën ekonomike në tërësi. Një përqindje shumë e madhe e njërëzve e përmëndin korrupsionin si një cështje kryesore, dhe janë 87 %. Shumica e njërëzve në rajon mendojnë se qeveritë e tyre nuk janë aq shumë efektive në luftën ndaj korrupsionit.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke vlerësuar rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave theksoi se Integrimi Europian është fuqia transformuese e vendit. Ndërsa Svilanoviç theksoi se sipas Barometrit të Ballkanit, 50% e qytetarëve mendojnë se Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian në 2020, kjo ëshët edhe arsyeja se qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të menaxhuar pritshmëritë e njerëzve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/svilanovic-papunesia-e-korrupsioni-shqetesime-madhore/

Category

📺
TV

Recommended