• 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

101 dokumente, dëshmi dhe denoncime të panjohura më parë për Ismail Kadarenë. Gazetari, Dashnor Kaloçi, i sjell librin ?Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave?, botim të UET PRESS duke rihapur debatin për hapjen e dosjeve dhe denoncimin e krimeve të komunizmit.
101 dokumente arkivore të sigluara ?tepër sekret dhe të papublikuara më parë?.
Universiteti Europian i Tiranës dhe UET PRES sjellin librin e gazetarit Dashnor Kaloçi ?Kadare në dokumentat e Pallatit të Ëndrrave?.
Raporte të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qëndror të kohës, proçesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve e Byrosë Politike.
Plot dëshmi e denoncime ndaj shkrimtarit të njohur. Të gjitha të papublikuara më parë dhe pa asnjë ndërhyrje nga autori, i cili ka zgjedhur vetëm të pasqyrojë pa marrë anë.
Dashnor Kaloçi: Dokumenti nuk merr përsipër as të mbrojë njeri dhe as të sulmojë njeri. Dokumentet janë publikuar të gjitha të plota dhe gjithësekush e nxjerr vetë konkluzionin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/101-dokumente-per-ismail-kadare/

Category

📺
TV

Recommended