• 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite para se Parlamenti te votoje anëtaret e autoritetit qe do te realizoje hapjen e dosjeve, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancen se shkeli marrëveshjen lidhur me përfaqësimin e opozitës ne këtë komision. Akuza është artikuluar nga vete negociatori, nënkryetari i PD Edmond Spaho. ?Për dy kandidaturat të cilat do të propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë kam kontaktuar me z.Taulant Balla me synimin për të përshpejtuar procesin dhe u ra dakort sikurse është në traditën 25 vjeçare të Kuvendit të Shqipërisë, të sigurohet përfaqësimi i të dy krahëve të spektrit politik të Kuvendit, pra nga të dy kandidaturat një të propozohet nga mazhoranca dhe një të propozohet nga opozita. Veprim të cilin ne e kryem, e depozituam propozimin tone me 28 firma të deputetëve, në Kuvend. Çuditërisht ditët e fundit mësova që mazhoranca ka paraqitur dy kandidatura për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve dhe synon që me mekanizmin e votës që disponon edhe në Komisionin e Ligjeve, por edhe në seancë plenare, t?i kalojë të dy kandidaturat?.Hapja e dosjeve është nje prej elementeve te procesit te vetingut te gjyqtareve dhe prokuroreve dhe kjo është nje arsye me shume per te cilën PD edhe ne keto ore te fundit para votimit po lobon qe raporti ne këtë autoritet te jete 2 me 3 ne favor te mazhorances.?Kemi informuar direkt një përfaqësues të një vendi të rëndësishëm të BE-së dhe gjithashtu sot do t?i drejtohemi me një letër përfaqësuesve të Bashkimit të Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që t?i informojmë për këtë rast të paprecendent, të përjashtimit të opozitës në dy procese shumë të rëndësishme. Hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe së dyti përjashtimin për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për lidhjet e tyre me të shkuarën komuniste?.Nje dite me pare, komisioni i ligjeve kaloi vetem me votat e mazhorances kandidatet per autoritetin qe do te beje hapjen e dosjeve. nje prej anëtareve vjen nga këshilli i ministrave, 2 nga shoqatat dhe 2 kandidatet e tjere zgjidhen nga parlamenti. Per këto dy vende ka lindur dhe përplasja mazhorance-opozite, pasi përveç PS dhe PD edhe LSI ka paraqitur nje kandidat te vetin dhe opozita akuzon shumicën se po e çon raportin ne kete institucion 4 me 1, ne favor te saj.

Category

📺
TV

Recommended