Në Kolonjë është shënuar incidenti i parë që prej nisjes së procesit zgjedhor në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Simpatizanti Gledis Zaçe është goditur nga disa persona të paidentifikuar.
Mësohet se Zaçe është qëlluar nga persona të ardhur në Kolonjë nga zona të tjera dhe dyshohet se dhunuesit janë nga Elbasani ose Shijaku. Ata janë mbështetës të kandidatit të opozitës, Dritan Hajro.
Comments