Komisioni hetimor për pajisjen e përgjitmit "IMSI Catcher" është mbledhur sot për të dëgjuar dëshminë e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.
I pranishëm në komision ishte vetëm Çako, ndërsa përveç Visho Ajazit, mungoi edhe Saimir Tahiri. Kreu i komisionit, Flamur Noka, u shpreh se ministri i Brendshëm është thirrur tre herë nga komisioni. Ai tha se Tahiri do thirret në komision me polici, njësoj siç ka bërë komisioni për CEZ-in për ish-kryeministrin Sali Berisha.