"Vota juaj është një borxh i madh". Me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama kolonjarëve, në aktivitetin e organizuar pas fitores së thellë të Ilia Stefos në zgjedhjet e 20 nëntorit.
Kryeministri Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të bërë për Kolonjën gjithçka që është e mundur.
"Ndaj Kolonjës kemi një borxh edhe më të madh seç e kishim, se e dimë mirë që gjithë vështirësitë dhe pasojat që kanë sjellë braktisja e Kolonjës nga ana e qeverisë në vite ka hapur shumë plagë. Erdhëm t'iu bëjmë me dije se do të bëjmë për Kolonjën gjithçka që ne kemi mundësi në mënyrë që ndryshimi të shkojë kudo dhe në mënyrë që të gjitha familjet ta ndjejnë, ta prekin rezultatin e kësaj vote kaq domethënëse për Ilian dhe për Aleancën për Shqipërinë Europiane."- deklaroi Rama.