Dy të rinj nga fshati Zallë i Fushë- Krujës, u arrestuan nga zyra e Antidrogës së Tiranës në një operacion të koduar ?Guida?. Fatjon Koxha dhe Jetmir Hida, të dy 22 vjeçarë, u kapën në flagrancë nga skuadra ?Shqiponja? dhe njësia operacionale në momentin kur ishin duke pritur një blerës në një rrugë dytësore në Mezës që përdoret për guida të autoshkolla të ndryshme. Në bagazhin e makinës së Koxhës u gjet 30 kilogram kanabis e ndarë në 4 thasë të zinj. Dy personat hetoheshin prej disa javësh nga oficerët e antidrogës dhe ishin mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e njësisë operacionale. Policia kreu kontrollet edhe në banesat e të ndaluarve ku gjeti edhe 25 kg kanabis të tjerë dhe një automatik Kallashnikov, me një krëhër dhe 28 fishekë. Të dy të rinjtë tashmë akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
Comments