Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtohen rastet e të prekurve nga infeksionet respiratore, viruset gripale të favorizuara nga luhatja e temperaturave.
Në urgjencën e shërbimit të infektivit në ditë 150 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekëve ndërsa në shërbimin e infektivit 70 të rritur paraqiten në urgjencë. Mjekja e familjes Bruna Shiroka tha se nuk ka viruse të reja në qarkullim, por viruset ekzistuese pësojnë mutacione duke u manifestuar me temperaturë të lartë, gjendje dobësie, dhimbje fyti, rrufë.
Shiroka: Qarkullon një numër tepër i madh virusesh. Zakonisht janë rinoviruset që mbajnë numrin një të viruseve. Viruset që qarkullojnë normalisht janë viruset e stinës.
Pjesa më e madhe e qytetarëve vetëmjekohen pasi shfaqen simptomat gripale duke marrë antibiotikë në farmacinë më të afërt. Por, mjekja rekomandon qytetarët të konsultohen me bluzat e bardha dhe të mos marrin vullnetarisht antibiotikë për shkak se ndikojnë negativisht në shëndet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtohen-rastet-e-te-prekurve-me-grip-ne-pediatri-150-femije-ne-dite/