Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektorët e kontrollit të ushqimeve, si dhe ata që monitorojnë kushtet higjeno sanitare do të monitorohen online përmes sistemit të gjurmimit. Inspektorët do të kenë kodin e tyre identifikues në pajisjet elektronike që do të përdorin dhe çdo veprim i tyre; masë ndëshkimore do të shfaqet online në sistemin qëndro.
Iniciativa në fjalë u prezantua nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryeinspektori shëndetësor shtetëror Eltar Deda.
Beqaj: Një monitorim shumë më të plotë të aktivitetit të përditshëm sasior dhe cilësor të trupës tonë inspektuese. Besoj për të sjellë edhe tek publiku besimin që trupat inspektuese janë korrekte.
Deda: Brenda një viti rreth 38 mijë inspektime. Një numër jashtëzakonisht i madh i mbylljes së aktiviteteve atje ku ka shkelje të ligjit. Tashmë, inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës të gjurmueshëm dhe transparent ndaj punës së tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/inspektoret-e-ushqimi-do-te-monitorohen-online/