Rregulla, afate dhe penalitete të reja për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur, deklarimin e vendbanimit fillestar, ndryshimin e vendbanimit, deklarimin e vdekjeve brenda dhe jashtë vendit, regjistrimin e emigrantëve, fëmijëve të porsalindur të emigrantëve etj. Ndryshimet parashikohen në projektligjin e ri për gjendjen civile, i cili është depozituar në Kuvend. Sa i takon regjistrimit të fëmijëve të lindur në Shqipëri, pjesë e dokumentacionit që administron nëpunësi i gjendjes civile gjatë mbajtjes së aktit të lindjes është parashikuar që emri i fëmijës të jetë edhe në formë të shkruar nga vetë prindërit. Ndryshimi ka si qëllim për të shmangur gabimet gjatë mbajtjes së aktit të lindjes, që mund të lindin si rezultat i moskuptimit të emrit. Po ashtu, pjesë e dokumentacionit të mbajtjes së aktit të lindjes, do të jetë dhe deklarata e personave që kanë të drejtë të vërtetojnë këtë fakt, për sa i përket emrit dhe mbiemrit që do t?i vendosin fëmijës.