• 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Përmetit. Pasi është njohur nga afër me gjendjen e banorëve, Basha u tha se lekët e luksit dhe korrupsionit, do u kthehen qytetarëve. ?Si mund të pranoj të harxhoj për luks zyrash, për bileta avionësh, për karburant, për perde, për orendi 140 milionë dollarë në dy vite. Kur me këto para dhe të tjera të marra së bashku mund të hapen 55 mijë vende pune në vit, me rrogë mesatare 500 mijë lekë. Cila është përgjigjja jonë si demokratë?! Të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për të gjithë. Të ndërtojmë një Shqipëri të shumicës dhe jo të pakicës. Si do ta bëjmë?! Duke ndërtuar një qeveri që u vjen në ndihmë njerëzve. Njerëzit që shkëputen nga hallet sapo i hipin pushtetit, nuk janë modeli im, nuk mund të jenë modeli i PD, jam i sigurt që nuk janë as modeli juaj. A ka fushatë më të vërtetë, më besnike ndaj interesave të qytetarëve sesa kjo kur i pyet se si i kanë hallet dhe kur partia i ka të evidentuara këto halle, jo thjesht si teori por si rast pas rasti, me emër dhe mbiemër. Njerëzit me reputacion që duan të vijnë të bashkëpunojnë me ne, nuk duhet të shikohen si kërcënim, nuk vijnë të marrin por vijnë të japin. Vijnë të ndajnë me ne shpresën për një Shqipëri ndryshe nesër. Ndaj kjo porosi është diçka tek e cila dua të insistoj fort sot, hapeni partinë ndaj njerëzve që duan të bashkohen, të japin kontributin e tyre?.Gjate bashkëbisedimit, Basha foli edhe per mungesën e subvencioneve ne bujqësi dhe premtoi rritjen vëmendjes per kete sektor kur Partia Demokratike te vije ne pushtet.?Për fat të keq nuk është i vetmi problem, me dhjetëra, me qindra kam takuar dhe jam i sigurt që janë me mijëra që ua kanë hequr KEMP-in me këtë arsyetim absurd, mizor, kriminal. Sepse një rast i tillë i dhimbshëm duhet të kishte ndihmën e menjëhershme të shtetit dhe jo vetëm që s?të kanë dhënë ndihmë por edhe ndihmën që ke pasur ta kanë hequr. Pse ta kanë hequr?! Të thonë ty që s?kanë lekë. Po pse kanë lekë për palmat nga 600 euro?, tha Basha, i cili u angazhua se: Subvencionet do të shkojnë tek çdo fermer. Çdo familje do të marrë subvencione, do të marrë në bazë të punës, në bazë të prodhimit, bujqësi, blegtori pa kufizim. Nuk ka rëndësi nëse ke 1 dynym apo 5 dynym, një kokë lopë apo 15 kokë lopë. Sa do që të kesh, do të marrësh subvencionet në bazë të prodhimit. Qeveria ime do të mbështesë fermerët?. Basha eshte shprehur se hapja e partisë dhe qëndrimi pranë njerëzve, ka qene porosia e tij për demokratet e Përmetit.

Category

📺
TV

Recommended