• 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokimin e procesit të integrimit evropian, kreu demokrat, nuk e sheh kurrsesi tek vetja dhe partia që drejton. Akuzat e kryeministrit Rama, se opozita me vetëdije ka bllokuar çeljen e negociatave, me akimimin në Gjykatën Kushtetuese të Vetingut, Basha i konsideroi si pretekste të kreut të qeverisë, për të mbrojtur depërtimin e krimit dhe drogës në politikë. ?Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar, mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Shqetësimi i liderëve europian është depërtimi i krimit politik, droga dhe korrupsioni. Kjo i është bërë e qartë Ramës nga çdo politikan. Më është bërë e qartë edhe mua si lider i opozitës. Edi Rama nuk do zgjidhje për vetingun, e ka pretekst për të mbuluar dështimin e tij.?Me këtë revansh politik dhe arsyetim prej opozitari, Lulzim Basha i kërkon kundërshtarit politik, t?i rikthehet tavolinës së negociatave.?Në emër të opozitës kam një thirrje: Qepe! Mjaft më me sulme prej Don Kishoti, mjaft më duke shpallur armik opozitën. I bëj thirrje Ramës ta amendojmë ligjin e vetingut, pa pasur nevojë për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi ta bëjë, jo Rama me drejtorët e tij.?Kreu demokrat, në fund ripërsëriti qëndrimin se opozita mbështet procesin e integrimit, por pa krim e korrupsion qeveritar.

Category

📺
TV

Recommended