• 10 years ago
Shoqata e Ricikluesve ka zhvilluar një protestë para Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, pas kthimit nga Presidenti.

Importuesit me pankarta në duar kanë kërkuar që ligji të miratohet sa më shpejt, pasi sipas tyre po bëhet pazar elektoral me një të drejtë kushtetuese për përpunimin e lëndëve të para.

Njëri nga pjesëtarët e Shoqatës së Importuesve, Bardhyl Balteza shprehet se "Pa industri riciklimi nuk ka Shqipëri të pastër.

Nuk do të importojmë plehra por lëndë të parë. Mbetjet nuk jane plera. 'JO' mbylljes se impianteve tona.

E drejta kushtetuese për përpunimin e lëndëve të para po bëhet pazar elektoral.

Një ligj që është me linje me BE të bëhet kurban i një pjese të vogël të elektoratit.

Category

📺
TV

Recommended