http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga dita e premte në të gjithë vendin do të nisë vaksinimi i kafshëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes Dermatoza Nodulare. Ministri i bujqësisë Edmond Panariti, sqaroi se vaksinat do t?u shpërndahen fermerëve falas.?Vaksina është parandaluese, nuk është për kafshët e prekura. Kjo vaksinë do t?u shpërndahet të gjithë fermerëve falas. I gjithë procesi i vaksinimit do të do të mbikëqyret nga shërbimi veterinare dhe drejtoritë e bujqësisë?, deklaroi Panariti.Ministri i bëri apel fermerëve të jenë të kujdesshëm edhe për kushtet ku i mbajnë bagëtitë. Qindra bagëti kane ngordhur ose jane asgjësuar deri me sot per shkak te Dermatozës Nodulare.