Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE-Vettingu dhe hapja e negociatave së Shqipërisë janë bërë cështjet kryesoret të debatit në Kuvend ku do të diskutohej pr/buxheti për vitin 2017. Ka qenë ish- kryeministri Sali Berisha që deklaroi se nuk do të ketë çelje të negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Sipas tij, negociatat nuk u hapën sepse Rama ?varrosi? konsensusin me PD.
Por kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e negociatave duhet të jetë një hap i merituar për shqiptarët dhe kjo arrihet nëse futet në zbatim Vettingu. Në këtë pikë Rama sfidon PD-në dhe i kërkon të nisin Vettingun dhe të shohin nëse BE i hap apo jo negociatat për Shqipërinë.
Megjithatë Rama i bën të ditur PD-së se është kthyer tashmë në një mur për celjen e negociatave dhe se ndëshkimi do u vijë vitin e ardhshëm nga vota e shqiptarëve.

Category

📺
TV
Comments

Recommended