• 10 years ago
Pas një telefonate se në brendësi të një makine tip ?Alfa Romeo? kishte persona të armatosur, Policia e Tiranës u vu në ndjekje të saj.

Ajo u pikas në orët e mbrëmjes së të premtes nga skuadrat Shqiponja në afërsi të ish-restorant Durrësit.

Kur kuptuan se po ndiqeshin nga policia, personat që gjendeshin në të e braktisën makinën dhe u larguan.

Brenda saj u gjetën 2 doza me kanabis sativa.

Policia tha se ka identifikuar pronarin e mjetit dhe një 25 - vjeçar që e përdor atë me precedentë penalë në fushën e vjedhjes.

Category

📺
TV

Recommended