http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/
Nje bisede telefonike mes presidentit te zgjedhur amerikan Donald Trump dhe homologes tajvaneze Tsai Ing-Wen ka shqetësuar Kinen. Trump shkeli nje rregull te vendosur qe nga viti 1979, kur raportet diplomatike zyrtare u ndërprenë me synimin per te zbutur tensionet me Kinen, e cila e konsideron ishullin province te saj. Trump tha presidentja tajvaneze e kishte telefonuar per t?i uruar fitoren ne zgjedhje. Reagimi nga Kina erdhi menjëherë. Ministria e Jashtme paraqiti nje ankese ndaj Uashingtonit, ndërsa ministri i Jashtem Wang Yi e cilësoi telefonatën nje lëvizje dinake te Tajvanit. Sipas agjencisë kineze te lajmeve ?Xinhua?, Kina ka kërkuar qe SHBA te tregohen te kujdesshme persa i përket çështjes se Tajvanit dhe te shmange dëmtimin e panevojshëm te raporteve. Vete Trump pas bisedës shkroi ne Twitter: ?Është për t?u habitur sesi Shtetet e Bashkuara i shesin Tajvanit çdo vit miliarda dollarë armatime ushtarake dhe unë nuk duhet te pranoj nje telefonate urimi.?Ndërsa Shtëpia e Bardhe njoftoi se biseda nuk tregon se ka ndonjë ndryshim ne politiken amerikane.