http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa policia prej dy ditësh është vene ne kërkim te Kelment Balilit, i etiketuari si ?Eskobari i Ballkanit?, ky i fundit po negocion për t?u vetë dorëzuar. Lajmi mësohet nga burime te Prokurorisë se Krimeve te Renda. Ndërkaq forca te shumta policie ndodhen ende ne zonën e Delvines dhe të Sarandës. Balili nëpërmjet familjareve te tij eshte vene ne kontakte me strukturat e policisë, por blutë mbeten të rezervuar në dhënien të informacionit. Gjithashtu, burime kofidenciale për Vizion Plus, pohojnë se një nga kërkesat që dyshohet se kanë kërkuar familjarët e Balilit, lidhet me mosekstradimin e tij jashtë kufijve të Shqipërisë. Pavarësisht, se vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Greqinë, Balili i trembet një gjykimi në vendin fqinj. Per ish-Drejtorin e Transporteve te Sarandës ka një urdhër ndërkombëtar arresti te lëshuar nga autoritetet greke. Ai akuzohet si kreu i njërit prej grupeve me te organizuara te drogës me aktivitet ne disa vende te Europes Perendimore. Pak dite me pare nga Greqia mbërriti dosja e plote per Balilin, ku ndër të tjera kërkohet edhe verifikimi i pasurisë në bazë të ligjit antimafia.