Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimi Europian reaguan ne nje zë ne mbështetje te opinionit te Komisionit te Venecias. Shtetet e Bashkuara nënvizuan se tashme debatet per kushtetutshmërinë e ligjit duhet te marrin fund. Ndërkohe qe delegacioni i Bashkimit Europian ne deklaratën ku per here te pare ishin renditur edhe te gjitha ambasadat e vendeve anëtare, vuri theksin tek rëndësia e zbatimit te shpejte te reformës.SHBA: Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t?i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin. Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.BE: Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur. Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë.SHBA dhe be kane lobuar fort per procesin e vettingut dhe mendohet se pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese, ne shkurt ne Shqipëri te mbërrije operacioni ndërkombëtar i monitorimit dhe te nise procesi i skanimit te pasurive dhe pastërtisë se figurës te te gjithë prokuroreve e gjyqtareve.

Category

📺
TV

Recommended