Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një fermë në Blinisht të Lezhës rezulton e prekur nga Bruceloza, sëmundja ngjitëse që deri më tani ka infektuar 37 krerë gjedhe. Por falë identifikimit në kohë u bë i mundur mospërhapja e sëmundjes tek njerëzit. Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi thotë se kafshet e infektuara janë izoluar menjëherë dhe është dezinfektuar e gjithë zona përreth.
Ndoc Lleshi: ?Kemi marrë të gjitha masat për mospërdorimin e qumështit, ose dhe nëse përdoret duhet përdorur sipas kritereve teknike në mënyrë që mos të ketë probleme.Ndërkohë kemi kontrolluar me imtësi edhe lëvizjet e kafshëve edhe nga fermat e tjera në këtë fermë e anasjelltas në mënyrë që të bëjmë verifikimin, të bëjmë kontrollet dhe të mos kemi probleme të zgjerimit të vateës së brucelozës?.
Lleshi thotë se dyshimet janë se sëmundja mund të ketë ardhur nga jashtë vendit.
Ndoc Lleshi: ?Dyshojmë se e ka marrë diku nga një vatër ku ka blerë lopë, e cila nuk ka dhënë shenja në momentin e blerjes?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shfaqet-bruceloza-ne-lezhe-deri-tani-ka-prekur-37-krere-gjedhe/

Category

📺
TV

Recommended