Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pallati i Kulturës së Maliqit 'Dhimitër Orgocka' është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërkohë mësohet se kinemaja, e cila ndodhet në katin e dytë është djegur totalisht.

Nga raportimet paraprake nuk bëhet fjalë për lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht flakët e zjarrit masiv nuk kanë prekur ndërtesat e tjera ndërsa nga verifikimet e para dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.

Në një pronocim për mediat, kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu është shprehur se flakët janë konstatuar rreth orën 03:00.

Sipas tij zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por duke qenë se godina është e ndërtuar me dru e ka bërë më të vështirë shuarjen e flakëve.

Category

📺
TV

Recommended