Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kombet vlerësohen nëpërmjet artit dhe jo politikës. Ky përkufizim vazhdon të përbëjë edhe kërkimin artistik të mjeshtrit të akuarelit Rakip Shabani. Në ekspozitën ?Kërshëndella? e vendosur në Muzeun Historik Kombëtar, piktori bashkëbisedon me objektet e kultit, kishat, kryesisht ato në Shqipëri e Greqi, të cilat i ka vizituar të gjitha përgjatë pesë viteve të fundit.

?Shpella e shkruar? në Lepenicë të Vlorës, ku gjen gjurmë të shkrimeve prehistorike, vendi i pagëzimit në Butrint, pjesa ballore e Manastirit të Ardenicës, aty ku Jan Kukuzeli kompozoi muzikë kishtare dhe gjithë pikturat e tjera janë në funksion të idesë që piktori kërkon të përçojë te vizitori, që zotëron çelësat e interpretimit.

Krijimet e Rakip Shabanit, që janë edhe urimi për Krishtlindje i piktorit, presin vizitorët edhe për javën në vazhdim.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended