Mungesa e farmacive 24 orëshe në vendin tonë, në thelb është për shkak të mungesës së ligjit për të ofruar këtë shërbim. Kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma ka sqaruar për Report Tv se ligji njeh funksionimin e këtij shërbimi me rotacion.
Farmacive duhet t?iu vendoset orari nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas duhet të kontrollohet dhe monitorohet nga ana e pushtetit vendor dhe Urdhri i Farmacistëve, por edhe në këtë rast, kjo ka mbetur në vullnetin e pronarëve të farmacive.
Edhe pse farmacitë në vendin tonë nuk e zbatojnë rregulloren për të ofruar shërbimin 24 orësh, sërish farmacitë e mbajnë ndezur kryqin e farmacisë. Me ligj, kryqi i farmacisë mbahet ndezur vetëm kur farmacia është hapur dhe ofron shërbim për pacientët, në të kundërt duhet të mbyllet. Në vendin tonë ka raste kur kryqi është i ndezur për në fakt farmacia është mbyllur.