http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 vite me pare ?La Traviata? interpretohej nga e madhja Marie Kraja. Edhe atë kohë produksioni i Operas ishte me plot të huaj. Kështu mbyllet këtë sezon opera në Tiranë. Për regjisoren gjermane, La Traviata i flet publikut në çdo kohë. ?Ndihem e vlerësuar që këtë fundvit po vë në skenë ?La Traviatën?, pasi kjo opera ka një gjuhë fantastike. Ajo është po aq e magjishme sa dashuria, një koncept e ndjesi që nuk ndryshon nga tani apo 300 vite më parë?.?La Traviata? vjen ndryshe këtë herë, pasi operës i është shtuar dhe baleti. Ndryshe janë edhe këto kostume që shihni, të gjitha të reja e të konceptuara për shfaqjen operistike të fundvitit.?La Traviata? do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga data 17 e deri më 20 dhjetor.