Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pensionistët do të marrin shpërblimin e fundvitit prej 6 mijë lekësh që qeveria ka akorduar për ta duke filluar nga dita e mërkurë e javës së ardhshme.
Zv/drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini ka zbardhur në studion e rubrikës ekonomike ?Para e pasuri? të gazetares Aurora Sulçe grafikun e shpërndarjes së pensioneve.
Emini: Në datën 21 do të fillojnë shpërblimet të gjithë pensionistët që marrin pensionin e muajit, plus ata që kanë marrë pensionin 1 dhe 2. Në datën 22 dhe personat që kanë marrë dy ditë më mbrapa. Është biseduar që më datë 29 të mbarojnë.
Kemi rënë dakord me Postën Shqiptare që pikat e ndarjes së pensioneve do të punojnë me dy turne, me qëllim që paradite ato të shpërndajnë pensionet plus të japin shpërblimet për pensionistët e ditës dhe pasdite ato të japin shpërblimet sipas datave. Ata persona që e marrin pensionin në bankë,atyre qysh më datë 20 do t?u xhirohen automatikisht në llogarinë bankare.
Ky është grafiku i shpërblimeve për pensionistët për festat e fundvitit që qeveritë kanë dhënë në vite që prej 2011.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/grafiku-i-shperndarjes-se-shperblimeve-per-pensionistet/