Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE-?Është bukur që sot po tregohemi solidarë e humanistë?.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë fushatës solidare ?Ti je heroi ynë? për fëmijët me nevoja shëndetësore të punonjësve të policisë.

Një kuti qelqi ishte vendosur në rrugën ?Ibrahim Rugova? tek zona e Bllokut në Tiranë me qëllim të një kontributi financiar. Aktiviteti nisi në orën 12:00, ku shumë qytetarë nuk kursyen lekë qytetarët duke hedhur monedha e kartëmonedha ndërsa në stenda të veçanta shiteshin produkte të ndryshme, nga pijet e ushqimet, ku çdo fitim do të kalojnë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta të policëve në mbarë vendin, të cilët numërohen rreth 200.

Category

📺
TV

Recommended