Teksti. Zaho Baliil
Kendon. Blerina Balili
Libri. Lot kurbeti
Ndarja
Ike natën pa hënë
ike përmbi dete
s'mendove për mua
s'mendove për vete.
Sy më sy u pamë
dhe të dy s'guxuam
të thoshim një fjalë
lotët i kaptuam.
Dorës që më dridhej
të vura në dorë
zemra zuri hidhej
syri hidhte borë.
Kokën e mbështeta
në gji tënd ngadalë
m'u duk sikur fjeta
s'isha më e gjallë.
Ngashërima jote
përvëlonte ballin
e dija ç'më thoshte
se ia dija hallin.
Dhe ashtu u ndamë
në një natë sterë
ty s'të gjetën varrë
unë rrobazezë.
Ndarja
Ike natën pa hënë
ike përmbi dete
s'mendove për mua
s'mendove për vete.
Sy më sy u pamë
dhe të dy s'guxuam
të thoshim një fjalë
lotët i kaptuam.
Dorës që më dridhej
të vura në dorë
zemra zuri hidhej
syri hidhte borë.
Kokën e mbështeta
në gji tënd ngadalë
m'u duk sikur fjeta
s'isha më e gjallë.
Ngashërima jote
përvëlonte ballin
e dija ç'më thoshte
se ia dija hallin.
Dhe ashtu u ndamë
në një natë sterë
ty s'të gjetën varrë
unë rrobazezë.