Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi veteriner në Shqipëri ka mangësi të burimeve njerëzore, nuk është eficent për sa i takon kontrolli dhe lëvizjeve të bagëtive nga tregjet drejt thertoreve duke mos i garantuar konsumatorët për sigurinë e mishit dhe produktet shtazore. Nga drejtoria e shërbimit Veteriner në Ministrinë e Bujqësisë Edi Ferro tha për shkak të këtyre problemeve, gjurmshëmëria e kafshëve është e vogël.
Edi Ferro: E gjetëm sigurinë veterinare në një fazë të vështirë, për mos thënë në një fazë agonie. Ku matrikullimi i kafshëve kishte probleme të rënda, lëvizja e kafshëve pothuajse nuk monitorohej fare. Tregjet e kafshëve të gjalla ishin jashtë çdo lloj standardi. Duke mos kontrolluar lëvizjen e kafshëve nuk mund të kesh gjurmushmëri të produkteve shtazore dhe vetë produktet shtazore janë të apsigurta për konsumatorin shqiptar.
Në vendin tonë ka 157 veterinerë që ushtojnë aktivitetin e tyre, pjesa më e madhe e tyre në prag pensioni. Për ekspertët ky është numër i vogël në kohën kur siguria ushqimore është e një rëndësie të vencantë për shkak të ndikimit të drejtëpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve.
Edi Ferro: Veç shërbimi veterinar, vetë drejtoritë e bujqësive kanë një numër minimal të mbulimeve njerëzore. Me 157 veterinerë në 13 qarqe nuk mund të kontrollosh 3 mln kafshë të imta. veterinerët duhet të jenë akoma me eficentë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbimi-veteriner-ekspertet-sektorin-e-gjetem-ne-faze-agonie/