Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Greqia ka ndaluar për disa orë dy shoferë të ministrisë së Jashtme shqiptarë, të cilët do të dërgonin libra për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Ministria jonë e Jashtme kërkoi lirimin e menjëhershëm, ndërsa u kërkoi sqarime të detajuara ambasadës greke në Tiranë dhe autoriteteve helene në Athinë.
Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme, Altin Tafa dhe Agim Asllani që transpoortonin libra shqip në drejtim të Greqisë, për fëmijët e emigrantëve janë ndaluar nga autoritetet helene.
Autoritetet greke kanë theksuar se ndalimi është bërë me argumentin se librat kishin përmbajtje historike që cënonin shtetin helen.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Glevin Dervishi tha për Ora News se Ministria është njoftuar nga autoritetet helene për ndalimin e dy shoferëve të cilët transportonin libra për në shtetin grek. Menjëherë Minsitria ka ndërhyrë duke kontaktuar me ambasadën shqiptare në Athinë dhe ambasadën greke në Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre. Pas disa orësh ndalimi dy shoferët janë liruar, ndërsa vazhdojnë bisedimet për të sqaruar motivet e kësaj ngjarjeje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndalohen-dhe-lirohen-dy-shofere-te-mpj-po-transportonin-libra-ne-greqi/

Category

📺
TV
Comments

Recommended