Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se procesi i votimit në Konventën Kombëtar të partisë ka vijuar përgjatë gjithë natës, duke theksuar se ka qenë një proces i veçantë.
Ai deklaroi se mbështetësit janë të motivuar, ndërsa nënvizoi se thelbi politik i Konventës ishte ajo që prezantoi kreu i Partisë, zt. Meta që ka të bëjë me një politikë që shikon përtej interesit të ditës.
Vasili: Besoj ka qenë një proces i veçantë pasi ka vazhduar non stop. Unë kam votuar rreth 01 të mëngjesit, po kështu edhe kreu i LSI-së, zt.Meta, etj. Ka qenë një proces që ka vazhduar edhe gjatë natës, duke lënë të kuptojë se intensiteti i punës këtu është shumë i lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-thelbi-politike-i-konventes-sinteza-e-zt-meta/