Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Fatri Dervishi tregon ne ?Stop? pervojen e tij te pazakonte me mega-gjoben 50 milioneshe, per shkak te ca shkarpave, qe mblodhi per t?u ngrohur.Edhe pergjegjesi i Drejtorise pyjore te Korces pranon qe me aplikimin e kesaj gjobe eshte gabuar, pasi ne procesverbal nuk eshte shkruar qe zoti Dervishi po mblidhte shkarpa, por dru. Juristi i institucionit shpjegon, se i thene qytetarit ta apeloje gjoben, si e vetmja rrugezgjidhje. Por Fatriut nuk i eshte vene ne dispozicion nje kopje e procesverbalit te gjobes.Ne keto kushte, sipas kancelarit te gjykates Aleksander Dino, shtetasi i demtuar duhet te hape nje tjeter ceshtje me objekt shfuqizimin e urdhrit te ekzekutimit.

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni ?STOP?, që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, sjell rastin e Fatri Dervishit nga Korça, i cili tregon përvojën e tij të pazakontë me mega-gjobën 50 milionëshe, për shkak të disa shkarpave, që mblodhi për t?u ngrohur në këto ditë të acarta dimri.

?Erdha me biçikletë në këtë vend për të prerë disa shkarpa. Në atë moment vijnë inspektorët, me urdhër të inpektorit të përgjithshëm. Më morën që nga andej dhe më drejtuan në Drejtorinë e Pyjores të qarkut Korçë. Nuk më dhanë një kopje të proces ? verbalit, që mua të më jepnin të drejtën për ankimim në instancat më të larta.

Po kur e morët vesh që kishit marrë një gjobë prej 50 milion lekësh të vjetra?
Unë e mora vesh kur Zyra Përmbarimore më sjell urdhrin e ekzekutimit të gjobës prej 50 milion lekësh të vjetra. Unë këto lekë nuk kam ku t?i gjej. Kaloi afati 10 ditor dhe pas disa ditësh vjen urdhri për ekzekutim të detyrueshëm dhe tani pres nga çasti në çast të bëjnë ekzekutimin e detyrueshëm.

Edhe përgjegjësi i Drejtorisë Pyjore të Korçës pranon që me aplikimin e kësaj gjobe është gabuar, pasi në procesverbal nuk është shkruar që zoti Dervishi po mblidhte shkarpa, por filiza druri.

Gazetari ? Fatri Dervishi është kapur duke prerë dru. Është një foto e bërë nga inspektorët dhe i është vënë një gjobë, diku tek 50 milionë. Është pak? Më kupton? Plus, që janë cilësuar filiza, nuk janë filiza këtu.
Përgjegjësi ? Duket ajo domethënë që? duken edhe të thata?

Gazetari ? Nuk janë filiza?
Përgjegjësi ? Nëqoftëse është kapur në prerje, gjoba është e pashmangshme.

Gazetari ? Po sa është gjoba? Sa fillon?
Përgjegjësi ? 50 milionë.

Gazetari ? Sa gjoba i janë vënë rasti të tillë? Keni?
Përgjegjësi ? Të tillë?pfff? kështu 50 ? tëshe nuk kemi shumë?

Gazetari ? Sa janë?
Përgjegjësi ? Sepse ne mjafton, që duhet t?i kapim në prerje. Domethënë ne 50 ? tëshe mund të kemi diku te 5, 6?

Gazetari ? Po kështu në të njejtin rast mund të jenë kapur?
Përgjegjësi ? Jo, jo!

Gazetari ? Si janë kapur?
Përgjegjësi ? Mesa kam?, kur kam filluar unë?

Gazetari ? Janë kapur me makina?
Përgjegjësi ? Me motorseka. Unë i kapur domethënë me inspektorët, i kemi kapur në prerje me...

Category

📺
TV

Recommended