Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet ndaj 30-vjeçarit David Qosja dhe kërkon nga gjykata dënimin e tij për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra, 4 muaj më parë në Torovicë të Lezhës.

Personi pas kafazit të hekurt është 30 vjeçari David Qosja, i cili 4 muaj më parë kishte një tjetër pamje teksa u vu në pranga nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të drejtorisë Shkodër.

Qosja nuk shprehu pendesë para gjykatës për krimin e kryer ndërsa mbrojtja e tij nuk kërkoi gjykim të shkurtuar.

Prokurori Blerim Tominaj renditi në seancën e parë ndaj Qoses rrethanat e faktit nga të cilat rezulton se vrasjen e policit Qosja e ka kryer me dashje dhe veç kësaj ka tentuar të vrasë dhe 2 efektivë të tjerë, të cilët i ka plagosur.

Për rrezikshmërinë e Qosjes, i cili qëllonte në ajër me automatik dhe terrorizonte banorët rezulton se policia e është njoftuar nga komshinjtë e 30 vjeçarit, të cilën kanë kërkuar arrestimin e tij pasi ndiheshin të rrezikuar.

Category

📺
TV

Recommended