Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
?Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze, për arrestimin e Ramush Haradinajt?.

Kështu u shpreh gjatë pritjes së homologt malazez, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Gjatë konferencës për shtyp dy ministrat vunë theksin tek minoriteti shqiptar në Mal të Zi dhe debate për encikolpedinë fyese ndaj shqiptarëve.

Ministri i Jashtëm i Malit të zi, Sr?an Darmanovi? i është përgjigjur interesit të gazetërëve në lidhje me enciklopedinë e Malit të Zi duke u shprehur se shteti nuk ndërhyn në punën e akademisë së Shkencave dhe se i përket asaj që ta zgjidh.

?Ka shumë debate në Mal të Zi për çështjen e Enciklopedisë. Kanë ardhur shumë kritika për këtë projekt dhe jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë malazez. Është një çështje e akadamisë se si do ta zgjidhe këtë problem. Shteti nuk ndërhyn në punën e Akademisë së Shkencave.

Category

📺
TV

Recommended