http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç të ftohtit që ka përfshirë të gjithë vendin, qytetaret duhet të përballen edhe me mungesën e ujit, kjo pasi një pjesë e madhe e tubacioneve ka ngrirë.Drejtues te ndërmarrjes se Ujësjellësit ne Korçë, thonë se problemet më të mëdha janë vënë re në pjesën e brendshme të pallateve dhe banesave private. Për të parandaluar ngrirjen e tubacione, banoret duhet të lënë një çezme hapur. Probleme per shkak te ngrirjes se tubacioneve ka pasur ne te gjitha fshatrat e qarkut te Korçës. Edhe në Durrës, pothuajse të gjitha depozitat që gjenden ne tarracat e shtëpive private dhe pallateve bashkë me tubacionet përkatëse kanë ngrirë. Inxhinieri i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, Gerald Dautaj, thotë se po punohet për riparimin e defekteve. Për shkak të ngricave janë dëmtuar edhe matësit e ujit. Deri tani pranë ndërmarrjes së ujësjellësit janë raportuar afro 400 matës me probleme. Ndërmarrja e ujësjellësit ka vendosur zëvendësimin e tyre, pa kosto financiare për abonentët.