Teksti. Zaho Balili
Kendon. Lot kurbeti
Libri. Brengat e shpirtit
Gersheta
Qe një e bukur gërshetë
binte përmbi gushë
binte lehtë përmbi gushë
e puthja më ndizte prush.
Qe një gërshetë e florinjtë
kur s'kish hënë, dil të ndritë
del e ndrit, kur nuk ka hënë
e ngasin, po si ta lënë?
Qe një gërshetë nepërkë
nëma ime mos e zëntë
mos e zëntë ajo nëmë
se do them, që s'e kam thënë!