Në Tiranë ka rënë rreth 10 cm borë mbrëmjen e djeshme, duke sjellë probleme në qarkullimin e makinave. Brenda pak orëve u shënuan mbi 40 aksidente në Tiranë.
Shoferët kanë qenë të papërgatitur dhe nuk kanë pasur zinxhirë me vete, çka ka bërë që policia të bllokojë qarkullimin për makinat e papajisura me zinxhirë për gomat.
Bashkia ka hedhur kripë në rrugët e Tiranës, në mënyrë që të mos krijohen ngrica.
Një prej autobusëve të Unazës është aksidentuar në zonën e Medresesë, me një autoveturë. Video tregon momentin kur Autobusi i Unazës ka rrëshqitur në borë.