Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dëborës të një natë më parë kanë zbardhur edhe Kurbinin, duke krijuar dhe vështirësi lëvizje në disa akse rrugore. Problematika më e madhe gjatë orëve të mëngjesit ka qenë në superstradën Milot-Fushë Krujë, pasi trashësia e dëbora arriti në disa cm duke krijuar dhe ngrica.
Në segmentin nga Miloti në Thumanë u panë punonjës të firmës kontraktore, të cilët kanë hedhur kripë në rrugë, ndërsa ne pjesën tjetër të kësaj superstrade nuk u ndërhy.
Në superstradë u vendosen dhe efektiv të policisë rrugore dhe asaj të rendit, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kurbini-u-mbulua-nga-debora-akull-ne-superstrade/