Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër nga pesë te akuzuar në procesin gjyqësor per ryshfetin prej 50 mijë eurosh për çështjen e pronës në Butrin, kërkojnë gjykim të shkurtuar. Por, i vetmi që nuk pranoi një kërkesë të tillë ishte Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila vijon të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, në kundërshtim me burrin e saj, gjyqtarja Andrea më herët nëpërmjet avokatit të saj, Theodhori Sollaku kërkoi gjykimin e shkurtuar. Duket se kjo taktikë e avokatëve bëhet për të ndarë çështjet nga njëra tjetra. Nëse pranohet gjykimi i shkurtuar nga trupi gjykues, atëherë, dosja e Odhise Andrea e dozuar disa ditë më parë në policinë e kryeqytet, do të veçohet nga 4 të pandehurit e tjerë. Seanca gjyqësore e radhës do të jetë më datë 17 janar. Sipas prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se jep hua shumën prej 50 mijë eurosh.

Category

📺
TV

Recommended