Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjithë të pastrehët që ndodhen në qendrën sociale të Laprakës kanë përfituar një vakt të ngrohtë të shtruar nga Myftinia e Tiranës. Myftiu Ylli Gurra tha se në rast nevoje duhen ndihmuar të pamundurit dhe kjo është drekë dashurie.
Myftinia e Tiranës ka shtruar drekë për gjithë të pastrehët dhe personat në situatë rruge që janë akomoduar pranë qendrës sociale në Laprakë.
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha se vetëm duke qenë të gjithë bashkë mund të kalohet kjo fazë e vështirë, ndërsa drekën e shtruar e quajti ?dreka e dashurisë?.
Gurra: Në këto qendra sociale në Tiranë mbahet jo një vakt drake, por nëj vakt dashurie, vlerësimi solidariteti.
Edhe nënkryetari i bashkisë Abaz Hado tha se në të gjitha qendrat janë marrë masa për garantimin e kushteve për personat që janë strehuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftinia-tirane-shtron-dreken-e-dashurise-per-te-pastrehet/